Lajme

Pagat e mësimdhënësve janë rritur për 24 euro më shumë

Kuvendi i Kosovës ka vendosur t’ua rrisë pagat profesorëve, asistentëve, ligjëruesve, lektorëve e bashkëpunëtorëve shkencorë për 24 euro. Llogaritur në koeficient i bie që pagat janë rritur për o.1 për qind të koeficientit. Kjo rritje e pagave është bërë me propozim nga deputetet e PDK’së.



Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kanë miratuar amendamentin e propozuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që punëtorëve të arsimit në universitete publikuar t’iu rritet koeficienti i pagës për 0.1.

Veseli ka thënë se kjo rritje e koeficientit prej 0.1 ka qenë një premtim që u është dhënë profesorëve të universiteteve.

Pas miratimit të këtij amendamenti profesorët e universiteteve do të marrin 24 euro më shumë në pagën e tyre.

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndërkohë ka thënë se një propozim i tillë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.



Ndërkohë nuk kaluar edhe amendamenti i dytë i propozuar nga Veseli që t’i rritet paga edhe kryetarit të Agjencisë Anti-korrupsion.

Veseli ka thënë se paga e tij duhet të jetë sa e një deputeti të Kuvendit të Republikës së Kosovës./GazetaExpress/