Lajme

Padrejtësi e madhe: Punëtorëve të fabrikës se tubave në Ferizaj iu është ndal pushimi vjetor dhe pagat prej 170€ që i ka dhënë Qeveria

  1. Drejtuesit e fabrikës së tubave ‘IMK’ edhe njëherë kanë shkelur të drejtat e punëtorëve.

Punëtorëve të kësaj fabrike i është dal pushimi vjetor dhe pagat prej 170€ qe i ka stimulu Qeveria, njofton Albanian News

Ani pse kjo fabrikë nuk ka punuar vetëm 14 ditë gjatë pandemisë prej datës 16 mars deri me datën 30 mars, drejtuesit e kompanisë kanë vendosur që gjithë punëtorëve t`i ndalohet pushimi vjetor dhe po ashtu në pagat e tyre i janë hequr nga 170 euro, me arsyetimin që punëtorët i kanë marrë nga Qeveria e Kosovës.

Ky fakt ka shqetësuar jashtëzakonisht punëtorët e disa prej tyre tashmë edhe janë larguar nga puna.

Sipas informacioneve që ka Albanian News brenda fabrikës sot puna është ndalur në këtë fabrikë, pasi që punëtorët kanë vendosur ta thërrasin inspektoratin e punës.

Kujtojmë që pronar i kësaj fabrike është miliarderi kosovar Behgjet Pacolli.