Lajme

Pacolli thotë se votimi për Ushtrinë ishte i ngutur dhe pa miratim nga miqtë ndërkombëtarë

Sipas Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër në largim, votimi për Ushtrinë ishte bërë në një kohë jo të duhur.

Ai ka thënë se nuk beson që Kosova kishte miratimin e miqve ndërkombëtarë për të vazhduar me atë proces.

“Nuk besoj se ka pasur miratim nga miqtë ndërkombëtarë. S’kam qenë në krejt bisedat që ka pasur kryeministri, por mendoj se është dashur të pritet një momentum tjetër. Është dashur të punohet për forcimin e FSK-së, nëse kem pas ndërmend të blejmë diçka, t’i blejmë FSK-së. Them se ka qenë e ngutur”, ke deklaruar ai.

“Ushtria po, në moment të caktuar, por jo kështu si u bë. Për arsye sepse akoma s’kemi miratimin e NATO-s edhe tani. Situata me Kosovën do të ndryshojë në të mirë në mënyrë spektakolare”, ka shtuar Pacolli.

Pacolli ka përmendur edhe tentimin për anulimin e Gjykatës Speciale, si një “tjetër gabim të Qeverisë Haradinaj”.

“Tendenca për anulimin e Gjykatës Speciale ishte tendencë që s’iu nevojit Kosovës. Kredibiliteti jonë aty u humb. Është e pamundur sot të nënshkruash kontratë e nesër në shtëpi të thuash se jo kam gabuar. Ti ke nënshkruar, duhet ta implementosh”, ka deklaruar ai.