Lajme

Pacolli: Shtëpia ime funksionon me energjinë e Zotit

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga rradhët e AKR-së, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të VV-së, Dimal Basha i cili i tha  në Kuvend se ndoshta “Pacolli nuk e ka problem të paguajë më shtrenjtë pasi shtëpia e tij është e madhe”.

Pacolli theksoi se në pamundësi për të arritur në radhë për t’u përgjigjur deputetit Basha, e siguroi përmes ‘Facebook-it’’, se shtëpia që ai posedon funksionon me energjinë e Zotit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Deputeti i partisë në pushtet, sot në debatin parlamentar, para qytetarëve të Kosovës dhe kolegëve, në kontest me tarifat e energjisë elektrike, tha se “Pacolli e ka shtëpinë e madhe dhe duhet ta paguajë rrymën e shtrenjtë”

Në pamundësi për të arritur në radhë për t’u përgjigjur, po e siguroj kolegun tim deputet se;

“Jam mësuar gjithmonë të paguaj, por në këtë rast, nese nuk  keni pretendime tjera ,  më duhet t’ju ​​zhgënjej…

“shtëpia ime, sido që të jetë, ajo funksionon me energjinë e Zotit, d.m.th.  me energji eficente-alternative.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje