Lajme

Pacolli: Nuk i toleroj kërcënimet e Sveçlës dhe Kurtit

Deputeti i AKR’së Behgjet Pacolli i cili së fundi u kthye nga Zvicra ku qëndroi për 2 muaj ka folur edhe një herë rreth rrugës drejt mbërtitjes në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Thotë se është habitur me pritjen nga udhëheqësit e institucioneve të vendit. Sipas tij, ai u kërcënua nga udhëheqësit e autoriteteve të Kosovës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kryeministri Albin Kurti.

“Jam i njoftuar dhe e kam pa insertin e Sveçlës dhe kam qenë jashtëzakonisht i habitur nga prijësit e institucioneve të shtetit tim që drejtpërsdrejti më ka kërcënuar”, tha Pacolli në Pressing.

“Ishte kërcënim i drejtpërdrejt prej një prej udhëheqësve të shtetit tim të cilit jam duke i shërby për që shumë kohë”, shtoi ai.

“Më shqetësuese është një postim i kryeministrit që më ftonte në një debat mua ku ai do të ishte bashkë me drejtorin e policisë. Një ftesë arrogante e cila krijoj frikësim, është një kërcënim dhe është drejtuar në adresë të gabuar. Unë nuk e toleroj dot këtë kërcënim”, tha Pacoll,.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?