Lajme

Pacolli i prekur me vdekjen e Nishanit: Do t’i mungojë gjithë kombit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, shkruan Gazeta Metro.

Në një shkrim në Facebook, Pacolli ka thënë se sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani.

“Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungon për gjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo!”, ka shkruar Pacolli.

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, pasi prej muajsh ishte i shtruar rëndë në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?