Lajme

Pacolli flet nga rezidenca e tij: Më mungonte atdheu

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe deputeti i Kuvendit të Kosovëd, Behgjet Pacolli, ka njoftuar në një status në Facebook, se sapo ka arritur në shtëpinë e tij në Hajvali.

“Sapo arrita në shtëpinë time. Sa më mungonte atdheu. ”

Ardhja e Pacollit nga Zvicra në Kosovë u shoqërua me polemika e debate të shumta, madje u kërkua edhe arrestimi i tij, nga Ministri i Punëve të Brendshme në Detyrë, Xhelal Sveçla.

Ai ka ardhur fillimisht nga Zvicra në Tiranë, ku ka qëndruar dy ditë dhe nga atje në Prishtinë me aeroplanin e tij privat. Fillimisht u tha se kreu i AKR-së do të futet në karantinë për shkak të masave mbrojtje nga CoVID-19, por ai ka dhënë dëshmi se nuk ka simptoma të virusit. /Objektiv/


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?