Lajme

Pacolli dhe Haradinaj udhëtojnë papritmas drejt Luganos së Zvicrës

Ballkani.info ka marrë vesh se kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sonte kanë udhëtuar drejt Zvicrës.

Këto burime thonë se tashmë ata kanë mbërritur në Lugano, aty ky Pacolli e ka bazën e kompanisë së tij, Mabetex.

Ballkani.info e ka konfirmuar udhëtimin e Haradinajt dhe Pacollit edhe nga burime zytare brenda Qeverisë së Kosovës.

Mirëpo, shtrohet pyetja se për çfarë kanë shkuar në Lugano, kryeministri Haradinaj dhe kryediplomati Pacolli?

Të kujtojmë se ditëve të fundit është rritur ndjeshëm presioni mbi Qeverinë dhe kryeministrin Haradinaj për të pezulluar taksën 100 për qind ndaj mallrave me orgjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Kanë qenë edhe SHBA-të që formalisht ia kanë kërkuar Haradinajt pezullimin e kësaj takse.

Megjithatë, deri më tash Haradinaj nuk është zmbrapsur, duke thënë se taksa hiqet vetëm kur të ketë garanci që njohja e Kosovës nga Serbia është në tavolinën e bisedimeve. /Ballkani.info/