Lajme

Pacolli: Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë

Behgjet Pacolli, përmes një postimi në faqën e tij në facebook, ka mbështetur ndërtimin e xhamisë.

Ai ka thënëse se askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.

Postimi i plotë i tijë:

Xhamija e Re,

Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.

Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.

Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.

Le të vazhdojmë të jemi kështu.