Lajme

Pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive: Koronavirusi po ekzistojka

“Expose” prodhim i Gazeta Blic, ka prodhuar dokumentarin e radhës lidhur me virusin COVID-19.

Në këtë dokumentar janë sjellur pamje ekskluzive brenda Klinikës Infektive, ku kanë dhënë rrëfimet e tyre shumë pacientë me koronavirus.

Një pacient i shtrirë në Klinikën Infektive, teksa ka folur për Gazeta Blic, ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes ndaj koronavirusit.

Ai ka rrëfyer dhimbjet që ia shkaktoi kjo sëmundje, duke thënë se: koronavirusi po ekzistojke.

“Unë po ju them të gjithëve që të ruhen sepse koronavirusi po ekzistojka”, ka thënë ndër të tjera ky pacient.

Në anën tjetër, Rukije Mehmeti, Drejtoreshë e Klinikës së Pulmulogjisë, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe mos të jetë shkaktarë të bartjes së virusit COVID-19, nëpër shtëpitë e tyre.

Ajo ka konfirmuar se ekipet mjekësore janë në gjendje të rëndë nga puna e madhe që është bërë tash e disa muaj.

“Mendoni o njerëz, që ju jau keni çu virusin në shtëpi. Deri kur kështu ma. Na nuk jau kemi pru virusin nëpër shpija, por ju vetë. Ruanu bre. Ne e kemi zgjedh këtë profesion, si ushtari që e ka zgjedh pushkën me luftu edhe na e kemi zgjedh këtë profesion. Ruanu bre. Sot kemi mjeke këtu që janë të stërlodhura nga puna”, thotë ndër të tjera ajo.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?