“Pa UÇK’në dhe pa liderët e UÇK’së nuk mund të ketë bisedime me Serbinë”
Publicisti Valon Syla, ka deklaruar se dialog me Serbinë nuk mund të realizohet pa liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Syla ka thënë në Pressing se pa liderët e UÇK’së nuk mund të ketë bisedime me Serbinë, sipas tij ata janë bartësit e luftës dhe duhet të jenë bartës të paqes.
Po ashtu Syla tha se nëse dikush mendon se bisedimet me Serbinë mund të ndodhin në një formë tjetër e ka gabim sepse nuk mund të ketë garanca.
“Ajo që është më rëndësi Të ceket, një fakt i pathënë deri më tani, që pa UÇK’në dhe pa liderët e UÇK’se nuk mund të ketë bisedime dhe se dikush mendon që se në një mënyrë tjetër dhe me garanca krejt tjera nuk mund të ndodhë, mendoj që bartësit e luftës duhet të jenë edhe bartës të paqes”, tha Syla në T7, transmeton Gazeta Metro.
Syla po ashtu tha se Samiti i Paristit pritet të dështon pasi kryeministri Avdullah Hoti nuk do të merr pjesë.