Lajme

Osmani: Qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe NATO’n

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është pranë shteteve të perëndimit pas zhvillimeve të fundit në Poloni. “Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe NATO-n pas sulmit të natës së sotme dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave”. “Uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Putinit në Ukrainë mbetet i palëkundur”, ka shkruar Osmani, në rrjetin social Twitter.

LEXO EDHE:  E rëndë: 30-vjeçarja në Ferizaj që tenton t’i japë fund jetës, i dërgon bashkëshortit fotografi të litarit