Lajme

Osmani nga Prekazi: Adem Jashari, me familje u flijua për lirinë tonë

Presidentja e vendit, ka bërë homazhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shënimin e ditës së lindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari. Osmani tha se komandanti legjendar, Adem Jashari, ishte vendosur, guximtar e luftarak.

“Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë. Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike”, ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Osmani tha se komandanti legjendar, Adem Jashari, është hero i dinjitetit të Kosovës. Bashkë me Osmanin ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të cilët u priten nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharëve.