Lajme

Osmani: Kërkesë parësore do të jetë zbardhja e fatit të zhdukurve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanai ka thënë se kërkesa parësore e Institucioneve të Kosovës do të jetë zbardhja e fatit të zhdukurve me dhunë.

Ajo në Ditën Kobtare të Personave të Zhdukur, 27 prilli pas homazheve që ka bërë së bashku me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se liria e Kosovës do të ketë kuptim vetëm atëherë kur fati i 1600 të zhdukurve kur të kthehen njerëzit tanë.

“Sot gjithë Republika e Kosovës bashkndien me familjaret e 1600 personave të zhdukur me dhunë .

“Në Kosovë liria do të ketë kuptim vetëm atë ditë kur të kthen njerëzit tanë, a të ditë kur plaga e atyre familajërëve që është edhe e jona do të mbyllet, apo do të fillojë të shërohet. Kërkesa jon parësore themelore e do të jetë zbardhja e fatit të zhdukurve”, tha Osmani.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?