Lajme

Osmani i quan artificiale përplasjet Thaçi-Mustafa për asociacionin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur artificiale përplasjet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në mes presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas saj, si në vitin 2013 kur është nënshkruar marrëveshja, si në vitin 2015, kur është nënshkruar dokumenti, në të dyja rastet kanë qenë bashkë edhe këto dy palë dhe e kanë përkrahur njëra-tjetrën.

“Në vitin 2015 e kam thënë në Kuvend, Thaçi i rrinte prapa Mustafës si një lloj miratimi të nënshkrimit të dokumentit për asociacionin.E kanë përkrahur njëri-tjetrin dhe më duket si përplasje artificiale. Pavarësisht deklarimeve ajo që mbetet e vërtetë është se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i rrezikshëm për Kosovën”, tha Osmani, transmeton Indeksonline.

Tutje Osmani tha se nëse palët e kanë kuptuar këtë përgjatë rrugës, është lajm i mirë.

“Më mirë vonë se kurrë, të gjithë të bashkuar ta kundërshtojnë krijimin e një trupe të tillë që është prelude për ndarjen e vendit. Do ta destabilizonte vendin për një kohë të gjatë. Është rrugë e keqe nëse kryeministri Hoti e ka nisur atë. I bëjmë thirrje që të mos ju hyjë aventurave të tilla të rrezikshme