Lajme

Osman Musliu tregon çfarë ndodhi, ka edhe një apel publik për Naim Terrnavën

Postimi i plotë i Mulla Osman Musliut në Facebook pa ndërhyrjen e redaksisë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës dhe më gjerë. Dje ndodhi një incident i vogël në Këshillin e BIK-ut në Drenas dhe lajmi u përhap në të gjitha anët se u arrestua Mulla Osmani.

Lajmin dhe komentet rreth këtij lajmi çdo kush e bëri sipas qëllimit të vet ashtu nga dëshiron ti jap kahje. Por unë si çdoherë jam përbetuar që gjithmonë të ua them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Ajo mosmarrëveshje që ndodhi dje mes meje dhe sekretarit të BIK në Drenas ishte vetëm një shpërthim i mllefit të ushqyer nga kreu i BIK, Naim Tërrnava që e ka mbjellur në Këshillin e BIK-ut kundër meje.

Në këtë rast viktimë e manipulimit nga ana e kreut të BIK-ut ishte sekretari i Këshillit që nuk tregoj as minimumin e respektit ndaj meje si imam dhe anëtarë i zgjedhur në këtë këshillë nga shumica e imamëve dhe xhematit.

Pas eliminimit juridik nga e drejta elementare e përfaqësimit tim në këtë këshillë si anëtarë i zgjedhur ai dëshiron edhe eliminimin fizik timin nga këshilli i BIK si dhe nga pozita e imamit duke nxitur urrejtje për hakmarrje dhe duke përgatitur gracka në të cilën ra sekretari i BIK-ut.

Apeloj publikisht Naim Tërnavës dhe ia bëj me dije që të heq dorë nga nxitja e njerëzve kundër meje sepse nuk ka as mundësinë më të vogël që të hedhë gurin e ta fsheh dorën e as të mbuloj krimet dhe dështimet e veta mbi kurrizin tim.

Në një prononcim tjetër do ju ofroj faktet dhe të vërtetën në detaje në lidhje me incidentin në fjalë.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?