Lajme

Organizohet kursi online i gjuhës shqipe, për mërgimtarët

Organizohet kursi online i gjuhës shqipe, për mërgimtarët Shkolla e aktrimit “iStar Academy” në Prishtinë, me drejtuese aktoren shqiptare Teuta Krasniqi, është duke realizuar mësimin online për gjuhën shqipe me fëmijët dhe të rriturit që jetojnë në mërgatë.

Kursi ka filluar këto ditë dhe mësimi po realizohet sipas grupmoshave të ulëta dhe të larta. Në grupmoshat e ulëta përfshihen nxënësit e moshës 7 deri në 12 vjeç, ndërkaq në grupmoshat e larta përfshihen të rriturit nga mosha 13 vjeç e tutje.

Mësimi për grupmoshat mbahet çdo të premte dhe të shtunë, nga ora 17:00 për grupmoshat e ulëta dhe nga ora 18:00 për grupmoshat e larta.

Leksionet për këtë lëndë mbahen nga profesori i dëshmuar i gjuhës shqipe, MA. Mentor Hajrizi. Të gjithë të interesuarit që jetojnë në mërgatë dhe që duan ta mësojnë gjuhën shqipe, mund të paraqiten lirisht në “iStar Academy”.

KURS ONLINE I GJUHËS SHQIPE

KURS ONLINE I GJUHËS SHQIPEiStar Academy, Prishtinë

Posted by Mentor Hajrizi on Saturday, November 7, 2020


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?