Lajme

Olluri: Në vendet si Kosova ku elitë shoqërore dhe pushtetare janë kriminelët, normalisht që gazetarët sulmohen

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka reaguar pas sulmit brutal nga tre persona ndaj gazetarit hulumtues dhe autorit të InDoks, Visar Duriqit, raporton Korrespodenti.

Olluri, përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka thënë se, në vendet si Kosova ku elite shoqërore dhe pushtetare real janë kriminelët e nëntokës, normalisht që gazetarët sulmohen brutalisht njëri pas tjetrit.

Posti i plotë i Parim Ollurit:

Ne vendet si Kosova ku elite shoqerore dhe pushtetare real jane kriminelet e nentokes, normalisht qe gazetaret sulmohet brutalisht njeri pas tjetrit.

Visar Duriqi eshte prej gazetareve te guximshem ne Kosoves. Prej te rralleve qe ne hulumtimet e tij jane ekspozuar mafiozet me te tmerrshem te Kosoves.

Ka qene i rrezikuar tere kohen, por nga institucionet nuk jane marre seriozisht paralajmerimet e tilla.

Ky sulm Visarin e ka bere veç me te forte. Nuk ndikojne ne karakterin e tij tre bandite qe sulmojne pas shpine, si ekzekutues te deshirave te krimineleve per te cilet ka raportuar.

Kjo nuk eshte hera e pare qe ne gazetaret e Insajderit jemi sulmuar fizikisht. Nuk jemi ndalur. Nuk do te ndalemi asnjehere.

Ne kete vend nuk eshte i mjaftueshem vetem nderrimi i emrave te partive ne pushtet. Duhet qe qytetaret te triumfojne perballe nentokes kriminale, e cila eshte udheheqese reale e ketij vendi.

Kujtojmë se Duriqi ka realizuar një seri emisionesh hulumtuese të ekspozimit të krimit dhe korrupsionit.

Sulmi ndaj tij është kryer në hyrje të banesës në Fushë-Kosovë pas një debati televiziv.

Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

Ai është sulmuar porsa kishte dalë nga vetura e tij. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?