Lajme

OBSH del me një njoftim të rëndësishëm për koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë këshilla të reja për trajtimin e pacientëve me koronavirus, me fokus të veçantë tek ata që kanë simptoma të vazhdueshme edhe pas shërimit.

OBSH këshillon përdorimin e dozave të ulëta të anti-koagulantëve për të parandaluar mpiksjen e gjakut.

“Udhëzimet e reja janë që pacientët me COVID-19 në shtëpi duhet të kenë përdorimin e oksimetrit të pulsit, e cila është matja e niveleve të oksigjenit, kështu që ju mund të identifikoni nëse diçka në shtëpi po përkeqësohet dhe do të ishte më mirë të kishit kujdes spitalor”, tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris në një konferencë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Po ashtu OBSH-ja dha rekomandime edhe për personelin shëndetësor se si duhet të përmirësohet rrjedha e oksigjenit tek të prekurit.

“Gjithashtu ne rekomandojmë, sugjerojmë përdorimin e anti-koagulantëve me dozë të ulët për të parandaluar formimin e mpiksjes së gjakut në enët e gjakut. Ne sugjerojmë përdorimin e dozave më të ulëta sepse doza më të larta mund të çojnë në probleme të tjera”, shtoi Harris.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?