Lajme

“O lideri suprem, të falenderojmë çdo minut” – Buzhala ironizon me Kurtin

Një deklaratë nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, se kryeministri Albin Kurti sakrifikoi në momentin kur e mori vaksinën anti-covid, ka shtyrë të reagoi njohësi i çështjeve politike, Berat Buzhala.

Në një shkrim Buzhala me ironi ka komentuar këtë deklaratë.

Duke ironizuar, Buzhala i drejtohet Kurtit si “lider maksimal dhe lider suprem”.

Reagimi i plotë:

O Lider maksimal, o Lider suprem, ne Ty te falenderojme cdo minut, cdo ore, cdo here kur marrim fryme, kur i shohim keto sakrifica, te cilat ne realisht as nuk i meritojme.

Ne jemi ca mekatare laperdhare, ca horra mosmirenjohes, ca denglaxhi dhe llafazane, qe kurre nuk u ndalem nje minut qe ta vleresojme punen Tende te pamatshme qe e ben per ne.

Ishe Ti o lider Ai qe dole i pari qe ta pranosh vaksinen, atehere kur te gjithe ne e futem koken ne rere. Ishe Ti Ai i pari qe i perveshe lleret dhe i tha infermieres “ja ku jam, ma ngul shiringen me sa force qe te kesh, le ta shoh populli i verber – nese mund te shohin te verberit – se cfare jam ne gjendje qe une te bej”.

Ne ate moment u step infermierja. “Perse o Lider i madh po e ben ti kete gje? Perse duhesh qe vazhdimisht vetem Ti te sakrifikohesh?”.

Ne ate moment Ai qeshi dhe ia beri me koke. “Ma ngul”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?