Lajme

Nxënësi në Malishevë “i armatosur deri në dhëmbë”, kapet me revole e fishekë

Një nxënës nga Malisheva është shoqëruar dje në Polici pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me tre fishekë.

Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ai pas intervistimit dhe urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Malishevë 26.01.2022 – 09:10. Te një i dyshuari mashkull kosovar (nxënës) është gjetur dhe konfiskuar një revole me tre fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pasi intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje