Lajme

Numri i lartë i rasteve me Covid, profesionistët japin idenë për parandalim

Marrja edhe e dozës së katër të vaksinës anti-Covid po vlerësohet si masë preventive kundër përhapjes së virusit, pas rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit.

Këtë rekomandim të Ministrisë po e përkrahin edhe profesionistët shëndetësor, por që konsiderojnë se mbyllja nuk është opsion.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj theksoi se situata epidemiologjike nuk është shqetësuese që të shkohet drejt mbylljes.

Por kur flet për pasojat e pandemisë, Vishaj tha se ato janë afatgjate e po dëmtohen sidomos mushkëritë.

“Për momentin kemi mjaftueshëm barna esenciale për trajtimin e pacientëve me Covid. Rekomandimet e institutit kombëtar të shëndetit publik duhet të respektohen nga të gjithë ne. Vendimet e Qeverisë ne duhet ti zbatojmë në përpikëri të gjithë ne. Unë nuk mendoj që mbyllja është opsion dhe nuk mendoj që situata epidemiologjike për momentin është e tillë që të ketë mbyllje”.

“Duket që Covidi lenë pasoja sidomos në mushkëri, por edhe në organe të tjera. Kjo gjendja post Covid mund të zgjasë dy muaj, tre muaj nganjëherë edhe me vjet. Dhe padyshim që Covidi lenë pasoja në më ardhmen serioze dhe të rënda në shëndetin e përgjithshëm të pacientëve”, tha Vishaj.

Përderis infektologu, Ilir Tolaj në një intervistë për Ekonomia Online ka rekomanduar që cdo kush që ka vullnet të vaksinohet me dozën e katër.

“Autoritet botërore po rekomandojnë që të vaksinohen personat që e grupmoshave të caktuara mbi 60 vjeç ose ato me sëmundje kronike edhe me dozën e katërt. Prandaj rekomandimi imi është që çdo kush që ka vullnet për ta shtuar imunitetin e vet të vaksinohet edhe me dozën e katërt”.

Ai tha se autoritet e vendit kanë vepruar shpeshherë në mënyrë jo të logjikshme sa i përket menaxhimit të pandemisë, shto këtu faktin se kjo është rezultat i vendimeve të gabuara për 20 vjet qeverisje.

“Edhe këtu nuk pres qe autoritet do të jenë të detyruar që të marrin masa drastike. Autoritet e vendit tonë shpeshherë kanë vepruar në mënyrë jo të logjikshme në mënyrë të panikut. Prandaj ndoshta edhe mund të bëjmë diçka të tillë. Covidi tashmë është shëndrruar në sëmundje endemike. Kjo është rezultat i vendimeve të gabuara për 20 vjet”.

“Ajo që është edhe më ironike është që ministrat të cilët janë praktikisht akterët kryesor të sjelljes së kësaj situate. Kjo punë nuk mund të kryhet as me ndonjë veprim të shpejt e as nuk mund të ndërpritet në mënyrë të plotë. Këta persona të cilët e kanë sjellë këtë situatë në këtë shkallë tashmë japin leksione se si do të duhet të zgjidhet ose të derdhin lot krokodili se Kosova po mbetet pa mjekë”, tha Tolaj.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka rekomanduar që personat e moshës mbi 60 vjec të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës.