Lajme

Numërohen 97% të votave, LVV’në s’ka që e ndalë, LDK bie edhe më poshtë, rritet PDK

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit. Deri më tani, sipas faqes së KQZ-së, janë numëruar mbi 97 përqind të votave.

Sipas rezultateve të publikuara së fundmi, LVV po prin me 48.10%.

Pas saj, vjen PDK me 17.35%, kurse e treat është LDK me 13.18%. AAK është e katërta me 7.42%.

Nisma, që zyrtarisht nuk e kalon pragun, ka 2.60%.