Lajme

Numër i lartë rastesh të reja me koronavirus, izolimi nuk po kryen punë.

Disa ditë më parë Izraeli mori vendimin që të izolojë vendin, por pavarësisht masa shtesë shtrënguese dhe rikthimit të izolimit vijon të shënojë një numër të lartë rastesh të reja me koronavirus.

Rezultatet kanë qenë të papërfillshme, ndonëse autoritetet izraelite rikthyen masat kufizuese. Parashikohet një tjetër mbledhje e qeverisë izraelite, për të vendosur ndalimin dhe të disa riteve fetare që mbledhin një numër të madh njerëzish.

Duke iu referuar të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, nga 60 mijë testime të kryera në 24 orët e fundit, 6861 persona të tjerë rezultuan të infektuar me Covid-19.

Në spitale janë të shtruar 1352 persona, 668 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Parashikohet që shtrimet në spitale të shtohen më tej gjatë fundjavës.