Lajme

Numër dëshpërues i simpatizantëve të Vetëvendosjes në Ballaban

Numër i vogël i simpatizantëve të Vetëvendosjes është parë në takimin e strukturave të kësaj partie në fshatrat Brainë, Keqekollë dhe Ballaban.

Siç mëson Korrespodenti, takimi ka pasur të mbahet në të tri fshatrat, por për shkak të numrit të vogël të simpatizantëve, drejtuesit e takimit janë detyruar që me një numër modest të pjesëmarrësve të fshatrave Brainë, Keqekollë dhe Ballaban, takimi të mbahet në fshatin Ballaban.

Në fotot e më poshtme të siguruara nga Korrespodenti, shihet se takimi megjithatë është mbajtur me rreth 15 pjesëmarrës.

Kujtojmë se në sondazhin më të ri i PIPOS, që u prezantua ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës, e nxjerr sërish Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, por me 41,60 % të votave. Nga kjo shihet se VV ka pësuar rënie, në krahasim me sondazhet e para fillimit të fushatës elektorale. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?