Lajme

Nuk ndihmoi pacientin, policia jep detaje për mjekun që u arrestua në Podujevë

Policia e Kosovës ka dhënë detje për rastin e një mjeku që video e tij u bë virale në media, ku ai i bërtiste dhe nuk e ndihmoj një pacient i cili i kërkonte ndihmë mjekësore në vendin e punës.

Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta inFokus.

“MOS DHËNIE E NDIHMËS

Podujevë 15.04.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka larguar viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhiur mbrëmjen e së enjtes përderisa menjëherë në këtë ditë mjeku në fjalë është suspenduar nga puna dhe u arrestua nga Policia.