Lajme

“Nuk mund të penalizohet Maxhuni për veprimet e të birit”

Filozofi Labinot Kelmendi ka komentuar rastin e të birit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, i cili u përfshi në një ndalim nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Kelmendi ka thënë se çdo individ do të duhej të bartë konsekuencat e veprimeve të veta.

“Në këtë rast në qoftë se vërtetohet se djali i Shpend Maxhunit është zënë me armë dhe ‘bari’, ai do të duhej t’i bartë pasojat e jo Maxhuni”.

“Unë besoj në individualizëm. Një individ i rritur i bartë pasojat qofshin ato juridike, publike a politike. Nuk besoj që për një të rritur prindi do të duhej të jetë njëlloj ‘rojtari’”.

Sipas Kelmendit, diskutimet në lidhje me këtë rast, duke përfshirë edhe publikimet në media, lidhen me rëndësinë e institucionit që udhëhiqet nga Maxhuni.

“Duke e pasur parasysh institucionin që udhëheq Shpend Maxhuni, atëherë ndodh edhe ky linçimi publik. Kjo ngase institucioni i AKI-së është i ndjeshëm dhe i rëndësishëm. Në skenën publike në i kemi këta “watchdogs”, që janë mediat, e që për çdo ‘kiks’ të vendosin nëpër portale”.

Sa i përket mundësisë së dorëheqjes, Kelmendi vlerësoi se në këtë rast nuk mund të penalizohet udhëheqësi i institucionit për veprimet e të birit.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19