Lajme

“Nuk mund ta njollosni Akademikun”, vjen reagimi nga Zyra e Zv.Kryeministrit Selmanaj për Kujtim Shalën

Deputeti i VV’së, Gazmend Gjyshinca po pretendon se është sulmuar fizikisht nga Arben Gashi e Kujtim Shala brenda objektit të Kuvendit.

Një ngjarje të tillë po thotë ta ketë parë edhe Fitore Pacolli, bashkëpartiake e Gjyshincës.

Derisa nga LDK i kanë mohuar këto pretendime. Arben Gashi ka thënë për Express se s’ka ndodhur asnjë incident ku është përfshirë ai e Shala.

Ndërkohë pas gjithë kësaj tollovie kanë reaguar edhe nga zyra e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.

Asistentja e Selmanajt, Elda Brada, ka publikuar një fotografi të Kujtim Shalës, duke thënë se ai s’mund të njolloset.

“Nuk mund ta njollosni akademikun”, ka shkruar ajo./Express/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?