Lajme

“Nuk ke nevojë në Kuvend me ia përmend askujt martesën as fejesën”

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, në seancën e Kuvendit është ankuar për emërimin e Adriana Hoxhiq si ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal – raporton Periskopi.

Sveçla ka thënë se Hoxhiq edhe pse është e martuar me një shqiptar, i çon fëmijët në një shkollë me gjuhë serbe.

Atij menjëherë i ka reaguar kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, i cili ka thënë se në Parlament nuk i bëhet askujt biografia.

Ai i kërkojë Sveçlës që ta respektojë ministren e re.

“Nga sot është ministre. S’ka nevojë me ia përmend as martesën as fejesën. Ndalja mikrofonin menjëherë. Në parlament nuk i bëjmë biografitë e askujt. Keni të drejtë të kërkoni sqarim, po jo të thoni ashtu. Unë nuk e njoh atë hic. Ne si deputetë mund të kërkojmë llogari nga Qeveria për emërimin e saj, e jo prej familjes së saj”, i ka thënë Haliti Sveçlës.

LEXO EDHE:  Kjo është data kur do të ndërrohet ora

I nervozuar, ai ka urdhëruar që Sveçlës t’i ndalet menjëherë fjala./PERISKOPI