Lajme

Nuk kanë të ndalur lajmet e mira, një lajm tjetër të mirë jep ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj bashkë me drejtuesit e QKUK-së, përkatësisht u.d. e Drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi në një konferencë për medie kanë bërë të ditur se tashmë ka filluar të kthehet normaliteti në QKUK, meqë në vend kanë filluar të bijën ndjeshëm numrat e pacientëve të prekurve me Covid-19.

Ai ka thënë se tashmë janë marrë përgjegjësi që shërbimet në ambulancat specialistike t’i rikthejnë ofrimin e shërbimeve .

“Doktor Valbon dhe gjithë të therët më lejoni tu përgëzoj për angazhimin me situatën e pandemisë Covid-19. Gjithashtu edhe për shërbimet e tjera të natyrës urgjente që janë ofruar gjatë kësaj kohe .

Siç e dini në situatën relativisht të qetë. Jemi dakorduar për kthim gradual të shërbimeve për kthimin e operacioneve jo urgjente, sot bashkërisht me drejtorin e pamë për së afërmi dhe kjo afërsinë tregon se serioziteti i punës dhe përkushtimi edhe në ambulancat speciali stike po trajtohej me nivelin më të lartë të përgjegjësisë. Ky lajm padyshim që gëzon pacientët që të vazhdojnë të kryejnë Kjo periudhë e pandemisë nuk ka qenë e lehtë dhe ka qenë sfiduese”, tha Zemaj para gazetarëve.