Lajme

“Nuk jemi në garë me konkurrentët politikë, por me shkatërruesit e shtetit”

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk është në garë me partitë politike por me njerëzit që duan ta shkatërrojnë shtetin e Kosovës.

“Secilat zgjedhje i kanë specifikat e veta, por kësaj radhe ne nuk jemi në garë me konkurrentët politikë, por jemi në garë me shkatërruesit e shtetit të Kosovës. Besoj ky mesazh duhet të shkojë në shtëpinë e secilit qytetar, pavarësisht a është votues i LDK-së apo jo. Është moment kyç për të ardhmen e vendit, për kursin kah do të shkojë Kosova në vitet që vijnë”, tha ai në një takim me strukturat e partisë së LDK-së, në Dragash.

Hoti u ka thënë pjesëmarrësve që të mos dëgjojnë njerëzit që flasin kundër LKD-së, njerëz që sipas tij, “paguhen në baza ditore” për këtë dhe që “paguhen të shajnë LDK-në”.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?