Lajme

Nuk i dëgjuan thirrjet e policisë, dhjetëra qytetarë nga Kosova e Shqipëria grumbullohen afër Urës së Ibrit

Disa dhjetëra qytetarë kanë dalur në Mitrovicën e Jugut, afër Urës së Ibrit.

Kjo për të protestuar kinse për situatën në veri.

Megjithatë, Policia e Kosovës që nga mëngjesi ka bërë thirrje që kjo ftesë të refuzohet nga shqiptarët, pasi ka prejardhje të dyshimtë.

Ngjashëm ka bërë të ditur edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Megjithatë, Policia e Kosovës ka krijuar kordon dhe duket se nuk do të lejojë lëvizjen e qytetarëve në zona të tjera.

LEXO EDHE:  Ka filluar rigjykimi ndaj katër të akuzuarve për dhunim të 11 vjeçares nga Prishtina