Lajme

Nuk garoi këto zgjedhje, djali i Ukshin Hotit e përkrah këtë kandidat për deputet

Statusi i plotë i Andin Hotit:

Në listat e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit natyrisht që ka njerëz me vlera që meritojnë përkrahjen tuaj, dhe shumë sinqerisht uroj të fitojnë më meritorët.

Por unë kësaj radhe e kam një kandidat të veçantë për të cilin kam obligim moral të kërkoj mbështetjen tuaj.

Arben Fetoshi (nr. 41), nuk është vetëm djali i hallës time, por është edhe bashkudhëtari im politik, pa të cilin unë do ta kisha më të vështirë rrugëtimin tim politik.

– Si student, Arbeni së bashku me shumë shokë e shoqe, kanë arritur t’i BASHKOJNË me Marrëveshjen e 11 majit 1998, LKÇK-në dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);

– Shumë më i ri kishte filluar aktivitetin ilegal në organizimin e protestave dhe demonstratave kundër Serbisë;

– Si gazetar, ai është shpërblyer me çmime të ndryshme për më shumë se 20 vjet karrierë;

– Mësimdhënës në disa universitete dhe aktualisht Profesor i Komunikimit në Universitetin e Prishtinës;

– Arbeni ka doktoruar në Shkencat e Komunikimit dhe si intelektual, Ai posedon virtyte të larta për të qenë jo vetëm përfaqësues i denjë i imi, por i të gjithë qytetarëve të Kosovës në Kuvend.

Prandaj, Ju FTOJ që ta përkrahni Arbenin duke e votuar në numrin 41 të listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Me shumë respekt,
Andini


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?