Lajme

Njoftim i rëndësishëm për ata që aplikuan për t’u bërë polic

Të gjithë të rinjtë që kanë kandiduar për policë të rinj e që nuk i takojnë shumicës shqiptare e kanë kaluar provimin edhe nëse nuk i kanë arritur 70 përqind të pikëve të testit me shkrim.

Kjo pasi Qeveria ka marrë vendim që ta ulë pragun e kalueshmërisë të testit me shkrim prej 70 përqind sa ka qenë, në 50 përqind.

Ky vendim i kabinetit qeveritar ka ardhur pas kërkesës së ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i cili ka kërkuar që ky prag të ulet për pjesëtarët e komunitetit turk, pasi që nga të gjithë ata që kanë aplikuar, sipas tij vetëm njëri ka arritur që të arrijë 70 pikë në testin me shkrim. Por kërkesës së ministrit që vjen nga komuniteti turk ia kanë pa hajrin edhe ata që nuk janë turq por që iu takojnë komuniteteve tjera jo shqiptare.

Kjo pasi që kryeministri Ramush Haradinaj propozoi që një gjë e tillë të vlejë jo vetëm për turqit por edhe për komunitetet tjera.

Kundër propozimit ka dal zëvendëskryeministri Dardan Gashi i cili tha se secili që dëshiron të bëhet polic duhet ta dijë edhe gjuhën shqipe.

Por në këtë deklaratë ka reaguar kryeministri Haradinaj, i cili tha se Policia ka nevojë për njerëz që e dinë edhe turqishten.

Sipas Haradinajt kjo nuk bie në kundërshtim të ligjit civil pasi që ulja e kriterit për këtë pjesë nënkupton vetëm mundësi për të hyrë në procedurat tjera.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?