Lajme

Njesia Speciale te Liqeni i Ujmanit, vjen reagimi i Vuçiqit, kërkon të bëhet gati ushtria për luftë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë shkuar në pjesën veriore të Kosovës.

Mediat në Serbi raportojnë se Vuçiq ka urdhëruar ushtrinë që të vendoset në gjendjen më të lartë të gatishmërisë.

Këtë ia kanë konfirmuar Tanjugut, Kabineti i Presidentit, i cili është gjithashtu Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Serbe.

Urdhri u transferua te shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, raporton kjo medie.

Anëtarët e njësive speciale të Kosovës të ROSU u vendosën sot në mëngjes pranë digës dhe liqenit artificial Gazivode.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?