LajmeShkencë

Një re së cilës i dëgjohen ‘rrahjet e zemrës’ është gjetur në hapësirë

Viti 2020 erdhi përplot me befasi të jashtëzakonshme, një pandemi globale, lëvizja Black Lives Matter, ndërsa tash shkencëtarët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm në hapsirë, një re me përmbajtje gazi së cilës duket sikur i rrah zemra për shkak të të ritmit të një vrime të zezë fqinje.

Reja kozmike e gazit është krijuar nga pluhuri dhe gazi i mbledhur në hapësirë. Hulumtuesit analizuan të dhëna përgjatë 10 viteve nga teleskopi i hapësirës së NASA, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Shkencëtarë nuk janë të sigurtë se si reja dhe vrima e zezë janë të ndërlidhura, sepse ato ndodhen 100 vite dritë larg njëra tjetrës.

“Një re që tundet më rrezet gamma me të njejtin precision sikur vrima e zezë është shumë e pazakonte,” tha hulmtuesi udhëheqës Dr Jian Li. “Është hera e parë që kemi vërejtur një gjë të tillë.”

“Rrahjet janë të papritura nga teoritë e kaluara,” tregon Li. “Ne nuk e dimë prej nga merr energjinë, por kemi një teori që e spjegon. Mendojmë që protonet nga vrima e zezë janë duke bashkëvepruar me renë dhe udhëheqin emisionin e rrezeve gama dhe ‘rrahjeve të zemrës’.