Lajme

Një pjesë në Prishtinë mbetet pa rrymë

Një pjesë e lagjes “Dardania” në Prishtinë ka mbetur pa rrymë.

Sipas njoftimit nga KEDS-i dalja 10 kV – BL 1 që furnizohet nga nënstacioni Prishtina VI aktualisht është pa furnizim me energji elektrike si pasojë e një avarie të shfaqur në linjën nëntokësore.

Njoftohet se kjo dalje furnizon një pjesë të lagjes Dardania.

“Ekipet janë në terren duke punuar dhe po bëjnë çmos që në kohën më të shpejt të mundshme të rikthejnë furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftim.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje