Lajme

Një person shan dhe kërcënon policët, pasi i’a shqiptojnë gjobën për mosregjistrimin e veturës

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë, derisa po kontrollonin veturën e një personi , kanë kuptuar se ai nuk e kishte të regjistruar veturën e tij.

Në momentin që zyrtarët policorë e kanë njoftuar drejtuesin e automjetit për shqiptim të gjobës, ai kishte filluar t’i ofendojë dhe t’i kërcënojë zyrtarët policorë, transmeton arbresh.info.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?