Lajme

Një person në Pejë rrah bashkëshorten dhe vëllezërit e saj

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy vëllezërit e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pejë.

Ndërkaq, rasti në Polici është cilësuar si “Dhunë në familje


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?