Lajme

Një person në gjendje të rëndë pas aksidentit në Lupç të Poshtëm

Prokurorja nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Rukije Shasivari, ka konfirmuar se edhe një person është në gjendje të rëndë pas aksidentit ku vdiqën dy persona dhe u lënduan tetë të tjerë në Lupç të Poshtëm.

Shasivari ka treguar më shumë detaje rreth këtij aksidenti tragjik, derisa ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Sot rreth orës 09:35 kam pranuar informatën se në magjistralen Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku fillimisht në vendin e ngjarjes janë dy viktima, ndërsa personi tjetër është në gjendje të rëndë. Kemi edhe persona të tjerë të lënduar të cilët janë dërguar në QKUK”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:  Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës