Lajme

Një grua raporton se është dhunuar nga kolegu i saj në Fushë Kosovë

Foto ilustrim

Një grua ka raportuar të premten se pasi kishte përfunduar punën, kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë.

Sipas Policisë, “gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur”.

“Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë më 22 gusht të 2022’s rreth orës 01:00, tregoi Policia.

LEXO EDHE:  Humbi jetën duke shpëtuar një fëmijë, gruaja e Ademit: Ishte lajmi më i rëndë në jetën time, mbështetja e madhe po na lehtëson dhimbjen

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.