Lajme

Një grua në Prishtinë tenton të vetëvritet

Një grua në Prishtinë ka tentuar të vetëvritet sot rreth orës 18:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili njoftoi se këtë akt e ndaloi një punëtor i një kompanie.

“Rreth orës 18:00, në një rrugë në Prishtinë, ka qenë një rast ‘tentim vetëvrasje’. Një person i gjinisë femërore ka tentuar të vetëvritet. Ka qenë ndërhyrja e një punëtori të një kompanie që e ka evituar aktin. Nga rasti nuk ka të lënduar, policia po e trajton rastin”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Sinjali.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?