Lajme

Një grua gjendet e mbytur në det në Durrës, momenti kur pushuesit mundohen t’i japin ndihmën e parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një grua 60-vjeçare u gjet e mbytur në det nga pushuesit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, ku shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në një video të siguruar nga Top Channel shihen pushuesit të cilët mundohen t’i japin ndihmën e shpejtë por për 60-vjeçaren ishte tepër vonë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia:

Më datë 25.08.2020, rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?