Lajme

Një grua e zhveshur endet nëpër aeroport, dhe përshëndet njerëzit

Policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit u është përgjigjur raportimeve për një grua të zhveshur që po ecën brenda ndërtesës së aeroportit. Ajo dukej me sjellje të çuditshme dhe i përshëndeste njerëzit e pranishëm.

“Si po kalon? Nga je?”, raportohet se dëgjohej duke thënë gruaja e zhveshur, sipas një videoje të siguruar nga televizioni lokal, KCNC-TV. Ajo u incizua duke ecur afër portës A-37 muajin e kaluar, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Televizioni që i ka siguruar pamjet thotë se ka vendosur që të mos e publikojë videon për shkak të çrregullimeve shëndetësore që autoritetet besojnë se ishte duke i përjetuar gruaja në fjalë.

Policia e aeroportit tha se pranoi një raportim për një grua të dehur e tërësisht të zhveshur, raportoi televizioni. Policët u munduan që ta mbulonin gruan me një batanije të madhe.

“Oficerët u përgjigjën dhe e lokalizuan gruan që po vraponte nëpër aeroport duke pasur një lloj problemi mjekësor. Gruaja u transportua në Spitalin Universitar me ambulancë për shkak të një përjetimi të pacaktuar mjekësor”, thuhet në një raport policor.

Në vitin 2012, një incident i ngjashëm kishte ndodhur në një aeroport në Kolorado, kur ishte raportuar se një grua i kishte hequr të gjitha rrobat nga trupi. Një dëshmitar kishte deklaruar se në fillim, askush nuk e kishte vërejtur gruan e zhveshur, sepse të gjithë po mundoheshin të shkonin drejt aeroplanit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?