Lajme

Një flamur i madh me portretet e Thaçit e Veselit vendoset në hyrje të Prishtinës

Disa të rinj dhe bashkëluftëtarë të ish krerëve të UCK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, në nder të festave të 28 nëntorit kanë vendosur në hyrje të Prishtinës një flamur të madh me fotografitë e ish presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Njëri nga organizatorët tha për media se po e ngrisin këtë flamur në shenjë respekti për çlirimtaret që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Të gjithë e dimë që festat e nëntorit janë festa që na bëjnë të ndihemi krenar dhe të jemi të bashkuar e ta duam njëri-tjetrin. Ne bashkërisht me disa bashkëluftëtar, kemi vendosur një flamur me krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Kjo ditë ndërlidhet me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, por edhe UÇK për herë të parë në Kosovë doli në skenë, dhe e veçanta e kësaj dite është edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari”, ka thënë ndër të tjera ai.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje