Lajme

Një banesë përfshihet nga zjarri, rrezikohen edhe të tjerat përreth

Një banesë është përshirë nga zjarri pasditen e sotme në Elbasan.



Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” të qytetit. Mësohet se në banesën e përfshirë nga zjarri nuk banon njeri, por përhapja e flakëve rrezikon banesat përreth saj.

Tre makina zjarrfikëse bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit sepse banesa ishte e pabanueshme.