Lajme

Një 24 vjeçar humb jetën në aksidentin fatal

Një 24 vjeçar ka mbetur i vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Milot-Thumanë.

Sipas mediave të Shqipërisë, i riu ishte duke drejtuar një veturë BMW, ku kishte humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.

24 vjeçari ka ndërruar jetë në spital, pas plagëve të rënda që kishte marrë.

Kurse, policia njoftoi se janë duke bërë hetimet e nevojshme në mënyrë që të sqarojnë shkaqet e këtij aksidenti.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?