Lajme

Nisma e re e deputetëve të AAK-së: Të plagosurit në demostrata të kompensohen

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu dhe deputeti Bekë Berisha, kanë mbajtur konferencë për medie ku kanë kërkuar që në ligjit për statusin e të drejtave të dëshmorit, invalidëve veteranëve dhe stafit të UÇK-së , të përfshihen edhe ata që janë plagos gjatë demonstratave para luftës, raporton Ekonomia Online.

Deputetja AAK-, Teuta Haxhiu ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të shoqatës së të plagosurve, ku ka thënë se janë 120 persona që kërkojnë trajtim të barabartë.

“Jemi këtu qe të ju prezantojmë një nismë ligjore, që e kam marrë me përkrahje të plotë të grupit parlamentar dhe deputetëve të tjerë lidhur me plotësim ndryshimin e ligjit për statusin e të drejtave të dëshmorit, invalidëve veteranëve dhe stafit të UÇK-së. Pra kërkesa është e shoqatës së të plagosurve. Pra flasim për të plagosurit qe neve nuk na u kanë prezantuar në numër të madh jo më i madh se 120 dhe ata kërkojnë trajtim të barabartë që janë plagos gjatë demonstratave të ndryshme qe kanë ndodhë në vend ne kërkojmë një trajtim të barabartë të tyre”

Deputeti Berisha ka thënë se ky ndryshim plotësim i ligjit është shumë i nevojshëm për njerëzit që kanë vërë rezistencë në periudha të ndryshme para lufte për lirinë e vendit.