E martë, 26 Maj, 2020
Lajme

Niset për Koshare arkivoli i policit të ndjerë Izet Demaj

Qytetarë të shumtë, policë dhe zyrtarë nga institucionet e vendit tashmë janë mbledhur tek shtëpia e policit të ndjerë Izet Demaj.



Kortezhi do të niset në ora 11:00 për në Koshare do të do të bëhet varrimi në ora 14:30, raporton arbresh.info.

Demaj gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte luftëtar i UÇK-së, dhe kishte shprehu dëshirë që të varrosej në Koshare ku edhe kishte luftuar.

Për këtë arsye familjarët e policit kanë vendosur që trupi i tij të pushojë në Koshare së bashku me ish-luftëtarët e tjerë.



Izet Demaj u vra në detyrë të enjten gjatë një shkëmbimi të zjarrit me grabitësin e bankës në Istog, ku edhe ky i fundit mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes./Arbresh.info/



LEXO EDHE:
Gazetarët i’a urojnë fejesën reisit Sulejman Rexhepi, ja përgjigja e tij