Lajme

Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci

Mërgimtarët të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik me dhjetë viktima në Slavonski Bord të Kroacisë, të mëngjesit të së dielës, janë nisur para gjysmë ora për në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Medium kroat 24sata ka publikuar pamje nga nisja e të mbijetuarve për në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Kroaci që nga e diela, tha se ata do të kthehet në Kosovës me transport të linjës ajrore, pas orës 22:00.

Ndërkaq, trupat e pajetë e dhjetë viktimave të këtij aksidenti do të vijnë në Kosovë përmes transportit rrugor.

Përveç të vdekurve, në këtë aksident pati edhe 45 pasagjerë të lënduar, 15 prej të cilëve me lëndime të rënda trupore.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë sot se 15 persona po vazhdojnë të marrin trajtim shëndetësorë në spital, ndërsa 26 janë liruar dhe do të kthehen në Kosovë.

Njëri nga të lënduarit, i cili është në gjendje më të rëndë, është duke u trajtuar në Spitalin e Zagrebit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?